DYLON

Me aktivitete të shumta nderohet heroi i kombit Agim Ramadanit

Me aktivitete të shumta nderohet heroi i kombit Agim Ramadanit
Avatar photo Redaksia

Me aktivitete të shumta, organizuar në Zhegër të Gjilanit, është nderuar heroi i kombit, Agim Ramadani.

Fillimisht është shënuar dita e shkollës në Zhegër që mban emrin e heroit, pastaj është mbajtur Ora Letrare “Muza e Agimit”, ku me bashkimin e njerëzve të pendës, të cilët deklamuan poezitë e tyre, në vendlindjen e Agimit, përmes vargjeve u nderua ky hero që ra në altarin e lirisë. Liri që po e gëzojmë sot të gjithë ne,  shkruan Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Në këtë orë të madhe letrare morën pjesë poetë nga vende të ndryshme të Kosovës, nga Kosova lindore, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria dhe se pjesëmarrja e tyre këtë ditë e bënë të veçantë sepse I kushtohej një heroi të veçantë të Kosovës, që ishte pos një luftarak i shkathtë edhe një artist që artin e kishte në shpirt.

Përndryshe, pas deklamimit të dhjetëra poetëve, juria në përbërje: Anton Nikë Berisha, Emin Azemi e Sinan Sadiku, shpallen poezinë më të mirë atë të, Agim Gjakovës të cilit edhe i takoi çmimi “Muza e Agimit”.

Më pas, po në ambientet e shkollës së fshatit që mban emrin e heroit, u organizuan garat në zgjidhjen e enigmave, garë kjo e organizuar nga Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda” nga Gjilani,  transmeton 2LONLINE.com.

Pas garimit dhe verifikimit të rezultateve të pjesëmarrësve në këtë garë,  fitues i kësaj gare doli të jetë Sadri Ajvazi, i dyti doli Bilall Haliti ndërsa për pozitën e tretë, pikët e mjaftueshme i kishte grumbulluar, Xhelil Rrahmani.

Por, aktivitetet në kuadër të manifestimit “Ditët e Agimit” nuk kishin të ndalur. Ato vazhduan me vrapimin  tradicional “Vrapimi i Lirisë”, një shteg simbolik i gjatë 900 metrash, nga  varri i Idriz Seferit e deri te çezma e Agim Ramadanit, e ku ngadhnjeu Alban Haziri.

Aktivitetet e Manifestimit “Ditët e Agimit” vazhduan me pjesën artistike të programit, tubimin qendror “I këndojmë Agimit” me pjesëmarrje të këngëtarëve të ndryshëm si: Edona Llalloshi & Yllka Dema, Ramë Isufi dhe Lorika Sulejmani (vallën e Karadakut), Albina Kelmendi, Arian Agushi, Ismet Behxheti, Mahmut Ferati, Merita Sahiti Selishta, Milaim Mezini, Faton Isufi, Naser Beqiri, Feim Leka dhe AKV Anamorava-Viti.

Përndryshe, aktiviteti përmbyllës ishte Ekspozita me punimet artistike, pikturat e Agim Ramadanit  ekspozuar në Galerinë e Arteve në Gjilan, ku artdashësit patë mundësi ta shihnin anën artistike të heroit që e deshi aq shumë atdheun dhe artin!  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.