Mbledhja e -I- e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë, do të mbahet me datë 31.01.2019. (e enjte), duke filluar në ora 10:00.
Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Vitisë, në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti.
Kjo mbledhje është e hapur për publikun. Për këtë mbledhje Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira propozon këtë:
R E N D D I T E
1. a) Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e njëmbëdhjetë e KK-Vitisë
b) Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e jashtëzakonshme e datës 27.12.2018 e
KK-së Vitisë.
2. Informatë (Raport) për punën e Kryetarit të Komunës janar-dhjetor 2018.
3. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndryshim plotësimin e vendimit
nr. 01-410/03-538 të datës 05.06.2018 për formimin e komiteteve konsultative.
4. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për caktimin e orarit të mbajtjeve
të takimeve të kuvendit të komunës së Vitisë.
5. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për bashkëpunimin ndërkomunal të
qëndrueshme me Komunën e Kirchhain.
6. Draft Plani i punës për vitin 2019 i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
7. Informatë mbi punën e komiteteve funksionale për vitin 2018.