Klubi Alpin Gjilani (KAGJ), dhe Shoqata e Veteranëve të UÇK-së do të organizojnë ecjen “Shtegu i Lirisë” – Zhegoci 2018. Ky aktivitet do të zhvillohet të dielën e 15 prillit në nderë të Betejës së Zhegocit.
Sipas organizatorit, kjo ekspeditë do të përfshinë ecjen/nisjen nga varrezat e Dëshmoreve në Gjilan, përmes Livoçit të Epërm, Gumnishtës dhe Gadishit, deri te Shtabi i UÇK-së në Zhegoc, e përfundimi i Shtegut, te Hanet e Zhegocit.
Sipas organizatorit, ecja “Shtegu i Lirisë” mëtohet të jetë tradicional dhe bëhet për nderë të Betejës së Zhegovcit, të UÇK-së.
Manifestimi “Epopeja e Zhegocit” organizohet dhe mbështetet nga Komuna e Gjilanit. Takimi/Nisja bëhet nga varrezat e Dëshmorëve në Gjilan dhe vazhdohet drejt Shtegut të Lirisë, Zhegoc.
KAGJ-i ka bërë me dije se takimi i të interesuarve bëhet në ora 07:30 e nisja në ora 08:00. Arritja në Zhegoc mendohet të jetë kah ora: 16:00-17:00
Përndryshe “KAGJ” ka bërë të ditur se kjo ekspeditë ka guidat e saja që janë të profesionalizuara andaj kërkon nga pjesëmarrësit të jenë bindës ndaj tyre si dhe nuk lejohet të ecet para udhëheqësve të marshutës.
Përndryshe, organizatori kërkon nga pjesëmarrësit që të kenë përgatitje për ecje malore. E rëndësishme: Veshje standarde për ecje në bjeshkë, këpucë malore, ndërresa, përgatitjet për diell, shi, etj. Ushqim të zakonshëm për 1-ditë , 1-2 shujta ushqim, ujë, pemë (banane, mollë etj). Ushqimi sigurohet në baza vetanake.
Përndryshe, kur jemi te terreni që do të përshkohet, organizatori bënë të ditur se ecja nëpër malësinë e Zhegocit hynë në kategorinë e ecjeve të lehta, pjesëmarrësit duhet të jenë të përgatitur fizikisht dhe nga ana psikike për këso lloje të ecjeve.
Gjatësia e kësaj ecje/shtegu është me përafërsi : 18-20 Km.