Drejtoria e Shërbimeve Publike, e Komunës së Gjilanit, njofton të gjithë qytetarët, se të dielën me datë 29/12/2024 duke filluar nga ora 7:00 deri në orën 14:00, rruga “Esat Berisha” nga objekti i Komunës – Zyra e Kryetarit të Komunës, deri tek kryqëzimi me rrugën “Mulla Idrizi” (Xhamia e Vogël – Deremahallë), do të jetë e bllokuar.
Kjo do të ndodh për shkak të ndërhyrjeve në rrjetin nëntokësorë nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU “Hidromorava”.
Drejtori i Shërbimeve Publike Kushtrim Ibrahimi, njofton qytetarët të cilët e shfrytëzojnë këtë rrugë, t’i përdorin rrugët alternative gjatë kësaj periudhe. /2LONLINE/