(2L ONLINE) – Drejtues të Komunës së Kamenicës kanë pritur në një takim përfaqësuesit e kompanisë Green Solary Energy , Me këtë rast kreu i komunës Begzad Sinani ka thënë se do të ndihej shumë i lumtur nëse një investitor është i gatshëm me investua në komunën e Kamenicës. “Kuvendi komunal ka aprovua vendimin për bashkëpunim me kompaninë tuaj dhe tash duhet ta realizojmë këtë bashkëpunim”, ka thënë Sinani.
Edhe Fatmir Krasniqi Drejtori i Zhvillimit Ekonomik falënderoi ata për vizitën, duke pasur parasysh vullnetin dhe gatishmërinë e kryetarit Sinani për bashkëpunimin dhe realizimin e projekteve për të mirën e qytetarëve të Kamenicës. “Ne do të jemi në bashkëpunim me ju dhe ju falënderojmë që keni zgjedh komunën tonë për investime”, ka thënë Krasniqi.
Nico Lugt përfaqësues i kompanisë solare tha se janë krenar dhe të gëzuar të hyjnë në partneritet me komunën e Kamenicës për instalimin fabrikës fotovoltaike diellore në terren që është duke bërë në dispozicion për atë.
“Në plotësim te marrëveshjes së nënshkruar në mes të Komunës se Kamenicës dhe Sunergic SA, ne jemi te gëzuar te konfirmojmë se ne do te dorëzojmë 100 cope ne total te dritave te rrugës LED me konsumim te ulte për tu instaluar ne terren sipas zgjedhjes se juaj ne Komune.
Ne gjithashtu jemi te përkushtuar te marrim disa masa qe do te jene te dobishme për aktivitetet lokale dhe ekonominë”
Një person lokal do te punësohet për tu përkujdesur për mirëmbajtjen e impiantit solar Pastrimi periodik i moduleve solare do te behet duke punësuar një ekip te punëtoreve lokal. Sesione trajnuese mund te organizohen për shkollat teknike ne Komune. /2L ONLINE/