Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë , me drejtor .Fatmir Krasniqi, ka organizuar një takim me bizneset dhe fermerët e komunës së Kamenicës
Në këtë takim me bizneset u diskutua rreth çështjeve të ndryshme, si dhe për mundësinë se si bizneset mbështeten, që të forcojnë bazën e tyre ekonomike, për të krijuar hapje të vendeve të punës.
Në këtë takim të organizuara nga kjo drejtori dhe e sponzoruar nga banka KEP morën pjesë rreth 70 biznese. U shtrua çështja që bizneset të jenë më të organizuara edhe të formojnë shoqatën e tyre, e cila mund të ju ndihmoj që formë to organizuar ti shprehin problemet që mund ti këto biznese.
Pos tjerash u diskutua edhe për heqjen e taksave komunale për bizneset që veprojnë në komunën e Kamenicës, pasi që këto biznese nuk po mund të rigjenerojnë vende të reja të punës.
Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Fatmir Krasniqi, falënderoi pjesëmarrësit dhe tha se do të mbahen edhe takime të tjera për bashkëpunim dhe komunikimin sa më të mirë me ta. /2L ONLINE/