Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Komunitetit të Stacionit Policor në Gjilan, në vazhdën e aktiviteteve të mbështetura nga Strategjia e Integruar e Policimit në Bashkësi, sot ka mbajtur një takim me organizatën ,”Fuqia e Bashkimit Rinor’’ me seli ne Gjilan, organizatë e cila është e përbërë nga nxënës – vullnetarë të shkollave të mesme.
Në takim është debatuar me të rinjtë e kësaj organizate, interesimi i të cilëve ka qenë njohja për së afërmi me aktivitetet dhe detyrat të cilat i realizojnë zyrtarët policor në veçanti në qytetin e Gjilanit.
Po ashtu interes i të rinjve pjesëmarrës ka qenë edhe koordinimi për realizim të disa aktiviteteve të përbashkëta të kësaj organizate dhe zyrtarëve policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan është e përkushtuar për krijim të një ambienti të qetë dhe të sigurte për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimi ne policisë. /2LONLINE/