DYLON

Venerë Kadriu i rikthehet Dritës

Venerë Kadriu i rikthehet Dritës
Avatar photo Redaksia

“Venera Kadriu e cila nënshkroi për Dritën në qershor 2022, bashkëngjitet me ekipin tani kur e presin gara shumë të rëndësishme. Venera do të jetë bashkë me ekipin deri në përfundim te Kampionatit 2022/2023, pikërisht deri më 15 maj 2023”, njoftojnë drejtuesit e KV Drita.

Njoftimi  i plotë i KV Drita

EkoHigjiena

Bashkohet me KV DRITA një nga yjet e Akedemisë sonë Venerë KADRIU.

Venera Kadriu e cila nënshkroi për Dritën në qershor 2022, bashkëngjitet me ekipin tani kur ekipin e presin gara shumë të rëndësishme.

Venera bashkohet dhe do të jetë bashkë me ekipin deri në përfundim te Kampionatit 2022/2023, pikërisht deri më 15 maj 2023.

Venera të cilën e gjithë familja Drita e njeh me nofkën “Duqi” , tani e disa vite gjendet në USA pikërisht në Universitetin “Northwood” ku po studion me shumë suksese. Duqi ka vazhduar të luajë volejboll për të njejtin Universitet , duke qenë njëra nga shtyllat kryesore të këtij ekipi dhe duke e përfaqësuar denjësisht në garat e Kolegjeve në Amerike.

Venera vitin që lamë pas kishte një lëndim të rëndë të cilin e kaloj me shumë sukses dhe tani 3 muajtë e fundit ishte titullare pothuajse në çdo ndeshje.

Venera do të vazhdojë të jetë pranë ekipit të zemrës siç e quan “Dritën”, me dëshirën më të madhe që ta ndihmoj ekipin në garat e Kupës së Pavarësisë 2022, Kupën e FVK-së, në Ligën “Gjergj Kastrioti” e tutje deri në fund duke qenë ndihmë e madhe për sezonin e 2-të ku janë edhe Kupa e Kosovës dhe gjithë Kampionati së bashku me Play-Off-in.

Venera që tani sapo ka mbushur 22 vjet, por njihet mirë në opinionin e volejbollit kosovar dhe më gjerë, duke qenë anëtare e rregullt e përfaqësueses së Kosovës në të gjitha garat ku Kosova mori pjesë.

Si ishte pjesë e Dritës, Venera arriti 3 tituj kampion si dhe shumë tituj të kupës me KV Drita, edhe atë duke qenë titullare në pozita të ndryshme.

Ne vitin 2016 kur Drita filloi epokën e kampionit pas shume viteve Duqi ishte në pozitën qendër, në vitin 2017 kur KV DRITA mbronte titullin Venerën e gjeti në pozitën e korrektores dhe viti 2018 kur Drita vazhdoi të fitonte titujt radhazi , Duqi luante si pranuese shërbim duke shkëlqyer së bashku me grupin e vajzave kampione, ku atë kohë që të gjitha lojtaret titullare ishin nga qyteti jonë dhe Dritase të vërteta.

Sot Venera është përsëri pjesë e familjes tonë.

Mirë se vini në familje “Duqi” /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.