Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama gjatë vizitës zyrtare në SHBA pati takim me Zëvëndës Shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane Gjeneral James C. McConville.
Gjatë takimit tema kryesore ishte rrritja e bashkëpunimit dhe tranzicioni i FSK-së. Komandanti i FSK-së e njoftoi homologun Amerikan lidhur me procesin e ndërtimit të aftësive të reja, orientimet e FSK-së për të ardhmen dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në mes të FSK-së dhe Ushtrisë Amerikane. Gjeneral Rama theksoi se FSK ja është e gatshme të kaloj nga konsumues i sigurisë në ofrues të sigurisë.
Në vazhdën e takimeve zyrtare Gjeneral Rama i shoqëruar edhe nga Ambasadorja e Kosovës Vlora Çitaku u takuan me Znj Laura Cooper, zëvëndës asistente e Sekretarit të Mbrojtjes për Rusi, Ukraninë dhe EuroAzi.
Në takim u diskutuan mundësitë bilaterale në zhvillimin e aftësive të reja. Departamenti i Mbrojtjes dhe Stafi i Bashkuar, vlerësuan lartë punën dhe kredibilitetin e FSK-së në kuadër të mbajtjes së frymeës së diversitetit etnik dhe vazhdimin e implementimit të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit, me mundësi të zgjerimit të bashkëpunimit bilateral për misionin e ri.