Me qëllim të koordinimit të gjithë mekanizmave në raste të ndryshme emergjente, por edhe të parandalimit të zjarreve, vërshimeve, etj, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka thirrur sot një takim të përbashkët.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga Policia e Kosovës, Stacioni në Viti, në krye me komandantin Afrim Halili por edhe përfaqësues të Njësisë së Zjarrfikësve dhe Shpëtimi, DSHPE- së, Inspekcionit, Pylltarisë etj.
Kryetari Haliti tha se duhet të punojmë bashkërisht për sigurinë publike duke u koordinuar të gjitha mekanizmat në këtë drejtim.
Gjithashtu u fole dhe për përditësimin e dokumenteve që kanë të bëjnë me vlerësimin e rreziqeve apo të rasteve emergjente. /2LONLINE/