Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Ivica Daçiq pritet të takohen nesër në Bruksel. Ky do të jetë takimi i parë ndërmjet tyre pas zgjedhjeve lokale të cilat u mbajtën të dielen në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur, zëvendës ministri i jashtëm, Petrit Selimi në rrjetin social Tviter. Pritet që subjekt i bisedimeve të jenë zgjedhjet lokale përkatësisht incidentet në veri të Mitrovicës.