DYLON

Ambasada amerikane përgëzon qytetarët; dënon dhunën në veri

Avatar photo Redaksia

Ambasada amerikane në Kosovë ka përgëzuar të gjithë votuesit në zgjedhjet e së dielës, të cilët ”ndihmuan në krijimin e së ardhmes së vendit të tyre”.

Në një komunikatë për shtyp, ambasada amerikane ka përmendur edhe raportimin e parregullsive nga ana e qytetarëve tek autoritetet kosovare, duke e cilësuar këtë si ”besim ndaj ndaj institucioneve kosovare të sundimit të ligjit, si dhe përkushtimin e sinqertë për zgjedhje transparente dhe të besueshme”.

EkoHigjiena

Ambasada ka dënuar ndërkaq ”veprimet e dhunës dhe frikësimit që njollosën zgjedhjet e djeshme komunale në Mitrovicën e Veriut”.

”Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje të qeta e të sigurta, të cilat duhet të jenë pa dhunë dhe frikësim. Bashkësia ndërkombëtare nuk do t’i tolerojë përpjekjet për ta prishur procesin demokratik dhe për t’i penguar qytetarët të përzgjedhin përfaqësuesit e tyre në mënyrë të rregullt”, thuhet në komunikatë.

Duke e cilësuar Kosovën si demokraci të re, e cila ”meriton zgjedhje të cilat pasqyrojnë vullnetin e vërtetë të qytetarëve”, Ambasada e SHBA-ve nënvizon se ”edhe pse, mbetet ende edhe shumë punë, këto zgjedhje kanë vënë themelet që liderët politik ta kryejnë një reformë të mirëfilltë zgjedhore”./rtklive.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.