Shukri Buja përfaqësues i NISMA-s për Kosovë sot u takua me Kryetarin e Lëvizjes për Integrim të Luginës së Preshevës Fatmir Arifin! Të dy së bashku kanë diskutuar problematikat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ekskluzivisht lidhur me çështjen arsimit dhe mungesës së librit shqip në Luginë!
Përveç tjerash ArIfi e njoftoi Buja-n lidhur me politikat serbe për ndryshimet demografike në Luginë të Preshevës!
Me këtë rast Buja u zotua se NISMA-a për Kosovën do ta ngrisë si agjendë shtetërore çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës!
Nga ana tjetër, Arifi i dorëzoi peticionin të nënshkruar nga dymbëdhjetëmijë e shqiptarët të Luginës së Preshevës; të cilëve iu ka mohuar e drejta e shtetësisë në Luginë të Preshevës!
Për më tej, Lëvizja për Integrim e Luginës së Preshevës një kopje të këtij petIcioni e ka dorëzuar edhe në Parlamentin Evropian si dëshmi të diskriminimit të shqiptarëve në Luginë!