Është në traditën e presidentëve amerikan që gjatë sesioneve të OKB-së në nivel të presidentëve ose kryeministrave, që si nikoqir, t’i takojnë pjesëmarrësit për kurtuazi, pasi qe selia e OKB është në tokë amerikane.
Shkruan: Fadil Kajtazi
Takimi i tillë është vetëm me dhënien e dorës dhe të bërjes së një fotoje, që zakonisht zgjatë disa sekonda dhe, presidenti i Kosovës Thaçi, nëse ka kohe për të thëne diçka është një “Thank you” në anglishten e tij te thyer. Asgjë më shumë!
Protokolli i Shtëpisë së Bardhë këtë ceremoni e quan “foto-op”. Në këtë takim nuk shkojnë presidentët apo kryeministrat e shteteve të fuqishme, por ata personalitete që në vendet e tyre kanë nevojë për popullaritet dhe një pjesë e tyre për ta manipuluar opinionin.
Dhe nëse nga ky takim sekondash, Thaçi neve na kthehet me “miratimin nga Trump për ndarjen e Kosovës” është mashtrim i popullit të Kosovës. Një president mashtrues nuk i duhet vendit!