Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan kanë qëndruar sot ekipi i ekspertëve Ndërkombëtar për Ri/Akreditimin e programeve që janë të integruara në Fakultetin e Edukimit, programin master Mësimdhënia në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe /Riakreditim, programin master Mësimdhënia në gjuhën angleze/Akreditim, programin bachelor Arsimi Parashkollor/Riakreditim dhe programin master Mësimdhënia dhe Kurrikula në Arsimin Fillor/Riakreditim.
Ekipi i ekspertëve i përbërë nga Dr. Dhurata Shehri, Prof. Dr. Anca Greere në lidhej online, Prof. Milan Pol, Prof. Elene Jibladze, znj. Nadia Manzoni, Eksperte Studentore, PhD. Cand. Giga Khositashvilli, po ashtu Eksperte Studentore, si dhe përfaqësues nga Agjencia e Kosovës për Akreditim Leona Kovaçi dhe Milot Hasangjekaj, kanë zhvilluar takime të ndara me grupet e organizuara nga UKZ për këtë proces.
Ekspertët kanë pasur takime veç e veç me menaxhmentin e Fakultetit të Edukimit ku integrohen programet e lartpërmendur, pastaj takim kanë pasur me përfaqësues të sigurimit të cilësisë dhe stafin administrativ, pastaj janë takuar me drejtuesit e programeve studimore, me stafin mësimdhënës, po ashtu ekspertët kanë takuar studentët që studiojnë në programin master Mësimdhënia në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, ata të programit master Mësimdhënia në gjuhën angleze, studentët e programit bachelor Arsimi Parashkollor dhe programit master Mësimdhënia dhe Kurrikula në Arsimin Fillor, të cilët kanë pasqyruar një diversitet përsa i përket fushave të studimit, programit, ciklit të studimit, vitit të studimit, etj. Ndërkohë takime të ndara ekspertët kanë zhvilluar edhe me studentët e diplomuar/alumni dhe akterët e jashtëm/punëdhënësit
Gjithashtu ekipi i ekspertëve ndërkombëtar ka vizituar objektin, sallat, kabinetet, bibliotekën, ku kanë parë nga afër hapësirat e zhvillimit të procesi mësimor.
Menaxhmenti i Fakultetit të Edukimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” ka thanë se takimet me ekspertë kanë shkuar shumë mirë për çka kanë falënderuar të gjithë ata që kanë qenë të angazhuar në këtë proces. /2LONLINE/