DYLON

Morina Bunjaku: Fuqizimi ekonomik dhe aftësimi profesional i të rinjëve mbetet prioritet

Morina Bunjaku: Fuqizimi ekonomik dhe aftësimi profesional i të rinjëve mbetet prioritet
Avatar photo Redaksia

“Dialogu për politika lokale. Nga klasa në karrierë: Aftësimi profesional dhe fuqizimi ekonomik i të rinjëve”, ishte tema e debatit të organizuar nga Komuna e Gjilanit.

“Mirënjohës dhe falenderues ambasadores dhe njëherit drejtores Nancy Soderberg, nga Instituti Kombëtar Demokratik në Kosovë (NDI) për bashkëpunim dhe përkrahje të vazhdueshme”, tha nënkryetarja e komunës Leonora Morina Bunjaku, në emër të kryetarit Alban Hyseni.

EkoHigjiena

Më tej ajo shtoi se aktiviteti “Nga klasa në karrierë: Aftësimi profesional dhe fuqizimi ekonomik i të rinjëve” u organizua në kuadër të debateve mbi politika lokale, një platformë e facilituar nga NDI Kosovë për të krijuar qytete më gjithëpërfshirëse të cilat ofrojnë mundësi të barabarta për të gjithë, me një fokus të veçantë në përfshirjen e grave, të rinjve, personave me aftësi të kufizuara dhe komunitetet jo-shumicë.

Leonora Morina Bunjaku, tha se qëllimi i debateve ishte që të kontribuojë në krijimin e dialogut lokal, në mes të përfaqësuesve të partive politike, zyrtarëve të zgjedhur, OJQ-ve, bizneseve, nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe mediave me fokus në integrimin gjinor dhe zhvillimin e politikave gjithëpërfshirëse.

Nënkryetarja tregoi, se ky aktivitet u organizua nga Komuna e Gjilanit dhe Instituti Kombëtar Demokratik në Kosovë (NDI), me mbështetjen të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Përshkrimi i diskutimit në panel ishte edukimi në shkolla profesionale ka mundësi që të i pajisë të rinjët me njohuritë dhe mundësitë e nevojshme për të siguruar punësim fitimprurës, për të avansuar karrierën e tyre dhe për të qenë pjesë domethënëse e ekonomisë kosovare.

Nëpërmjet përshtatjes së edukimit profesional me nevojat e tregut të punës, komunat e Kosovës kanë mundësi të i paisin të rinjtë me aftësitë e nevojshme për të siguruar punësim fitimprurës, duke luajtur kështu një rol jetik në nxitjen e rritjes ekonomike, uljen e papunësisë, dhe rritjen e mirëqenijes socio-ekonomike të të rinjëve.

“Ky diskutim ka për qëllim të eksploroj situatën e deri tanishme dhe qasjen e komunës së Gjilanit për fuqizimin ekonomik dhe aftësimin profesional të të rinjëve”, tha Morina Bunjaku.

Nënkryetarja, falenderoi të gjithë të pranishmit e në veçanti panelistët. Albana Demiri, drejtore për Arsim. Kushtrim Zeqiri, drejtor për Kulturë, Rini e Sport. Bajram Isufi, drejtor i Bujqësisë. Ismajl Kurteshi, këshilltar Komunal. Fatlume Behluli, drejtore e Shkollës Ekonomike në Gjilan.Faton Dubova, përfaqësues nga SHC – Këshilli i Prindërve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.