Këshilli Organizativ ka paraparë që në ditën e manifestimit, nisja e mysafirëve nga Prishtina të bëhet nga ora 08:00, para pallatit të “Rilindjes”, kurse më pas në Stubëll të Epërme do të mbahet mesha pontifikale nga imzot Dodë Gjergji, për të pasuar më pas me fjalën e organizatorit e të kryetarit të komunës së Vitisë, Nexhemdin Arifi.
Në tribunën shkencore, me kumtesat e tyre do të paraqiten dr. Lush Gjergji e prof. dr. Jahja Drançolli, sikurse që do të bëhet edhe zbulimi i memorialit të martirëve. Ndërsaa Lutfi Haziri, ministër për Kulturë, Rini e Sporte në qeverinë e Kosovës do të bëjë shpalljen e Muzeut Kombëtar të Shkollës së Parë Shqipe në Kosovë.
Po ashtu është paraparë që të mbahet ora e madhe letrare e më pas do të bëhet ndarja e çmimit “Agim Ramadani” për tri poezitë më të mira dhe e Çmimit të Kompozitorit Akil Koci.
Ndryshe, “Takimet e Dom Mikelit”, do të përmbyllen me një program argëtues, me këngëtarë e ansamble tona të njohura./2lonlione/