(2LONLINE) – Po vazhdojnë takimet me qytetarë në zyrën e kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri, i cili e mori pozitën e të parit të Komunës më 24 dhjetor 2013.
Gjatë këtyre 5 ditëve, kryetari Haziri ka realizuar qindra takime me qytetarë dhe me përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, të cilët i kanë uruar për marrjen e detyrës së të parit të Komunës.
Gjatë këtyre takimeve, Haziri është shprehur se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Gjilanit dhe se do të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve.
Kryetari Haziri gjatë takimeve ka pohuar poashtu se do të ofrojë një “qeverisje në dietë” për të ulë kështu të gjitha llojet e shpenzimeve, në mënyrë që të kursehet buxheti. /2lonline/