DYLON

Kryesia e LDK-së i ka dhënë mbështetje Mustafës për reformim të partisë

Avatar photo Redaksia

Kryesia e LDK-së në mbledhjen e sotme ka vijuar analizën e nisur të rezultatit të zgjedhjeve, ka diskutuar për çështjen e punës së mëtejme në terren dhe, po ashtu, ka debatuar për procesin e reformës zgjedhore.

”Kryesia edhe një herë e ka vlerësuar rezultatin e zgjedhjeve si rezultat të fitores së LDK-së, rezultat i cili e ka kthyer LDK-në si parti të parë në Republikën e Kosovës”, thuhet në kumtesën e LDK-së.

EkoHigjiena

Kryesia është pajtuar që së bashku me strukturat e degëve në javët në vijim të punojë edhe më shumë në terren, me qëllim të përgatitjes sa më të mirë për zgjedhjet e përgjithshme, të cilat janë përpara.

Kryesia ka debatuar edhe për procesin e reformës zgjedhore dhe ka konkluduar se procesi duhet të vijojë po u hapur çështjet që kanë të bëjnë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“LDK-ja do të angazhohet fuqimisht për reforma, për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me këtë proces, por e sheh të panevojshme dhe të padobishme hapjen e çështjeve kushtetuese. Kryesia i ka dhënë mbështetje të plotë Kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, që të vijojë punën për reformimin e mëtejmë të partisë dhe përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme”, thuhet në komunikatë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.