Banorët e fshatit Binqë të Vitisë kanë pritur në takim, kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti është njohur me nevojat për investime në këtë lokalitet.
Gjithashtu kryetari Haliti tha se së shpejti në komunën e Vitisë do të fillojnë shumë projekte të cilat janë në interes të kësaj komune por edhe të fshatit Binqë duke u zotuar se ai do të kujdesët që pamja e këtij lokaliteti të ndryshoj për të mirë.
“Kemi investuar në shëtitoren Viti-Binq e cila pos që është e pajisur me trotuare, ndriçim publik dhe ulëse ka ndikuar që të ju kthehet pamja këtij lokaliteti të bukur” u shpreh Kryetari Haliti.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë pjesë edhe në një takim të organizuar nga Këshilli i fshatit Stubëll dhe të shoqatave me po të njëjtën emër të cilat veprojnë në shtetet perëndimorë si: Zvicër, Gjermani dhe Austri.
Në këtë takimi kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të bizneseve, rinisë dhe klerik fetar nga ky fshat.
Përndryshe kryetari Haliti, pas bashkëbisedimit me Stubllasit i ka njoftuar ata lidhur me projektet kapitale të komunës që janë në interesin publik por edhe të këtij lokaliteti.
Ndër tjerash banorët e këtij fshati e njoftuan kryetarin Haliti se sipas tyre është e rëndësishëm ndërtimi i një shtëpisë për më të moshuarit.