Komuna e Vitisë dhe Kolegji UBT prezantuan para qytetarëve vitias profilin e gjendjes ekzistuese dhe analiza e gjendjes ekzistuese si dhe treguan rreth punës së tyre në hartimin e Planit Zhvillimor Komunal 2021-2029 .
Në organizimin e Komunës së Vitisë, konkretisht të Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojte të Mjedisit dhe të Kolegjit UBT, sot është mbajtur një takim publik me qytetarë lidhur me hartimin e Planit Zhvillimor Komunal 2021-2029. Me këtë rast u bë prezantimi i profilit të gjendjes ekzistuese dhe analiza e gjendjes ekzistuese.
Në fillim të këtij takimi, Ajet Sallahu, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojte të Mjedisit bëri me dije se Komuna e Vitisë në bashkëpunim me Kolegjin UBT janë duke hartuar planin e ri zhvillimor komunal për 8 vite të ardhshme.
Ndërkaq zv/kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu tha se hartimi i këtij plani është shumë i rëndësishëm dhe jetik për komunën e Vitisë dhe të gjithë qytetarët e saj.
Ai tha se përmes këtij takimi publik qytetarët pos që mund të njihen me gjendjen ekzistuese ata mund të japin edhe sugjerimet dhe vërejtjet e tyre duke i shikuar më pas mundësitë e përfshirjes së tyre në dokumentin final.
Kurse Hazer Dana, profesor në Kolegjin UBT ndër tjerash foli mbi punën e përbashkët të komunës së Vitisë dhe të këtij Kolegji në hartimin e këtij dokumenti të rëndësishëm.
Kurse prezantimi i profilit të gjendjes ekzistuese dhe analiza e gjendjes ekzistuese u bë nga Lyra Bakia, profesorëshë në Kolegjin UBT dhe nga Instituti i Planifikimit brenda këtij kolegji.
Në pjesën e dytë të këtij takimi qytetarët kanë dhënë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre.
Ndërkaq në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Vjollca Puka dhe Labinote Jahja nga Ministria për Ekonomi dhe Mjedis të Republikës së Kosovës. /2LONLINE.com/