Me iniciativë të Trupit Koordinues, në Bujanoc është mbajtur takimi me përfaqësues të mediave lokale në temën “ Gjendja në media në jug të Serbisë pas privatizimit, përpilimi i projekteve dhe perspektiva”.
Ideja ka qenë që pjesëtarët e mediave të shprehin problemet me të cilat ballafaqohen në punë, si dhe propozimin për zgjidhjen e tyre.
Gjatë takimit është versuar se problemet e mediave të privatizuar më parë janë borxhet e mbetura dhe sigurimi i mjeteve të mjaftueshme për funksionimin dhe punën e tyre të pandërprerë.
Mediat lokale janë fokusuar në përpilimin e projekteve dhe sigurimin e tregut të shëndosh në të cilin të gjithë do të kenë pozitë fillestare të barabartë në projekt-financim.
Atë në të cilën të gjithë akordohen është fakti se shumica e punëtorëve medial nuk kanë njohuri të mjaftueshme për shkrimin e projekteve dhe kështu shpesh ndodhë që konkurset të mos i përmbushin kriteret e shkruara.
Për të ardhmen është rënë në ujdi të organizohen punëtori në të cilën përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës dhe Informimit me ekspertët nga fusha e përpilimit të projekteve të trajnojnë të punësuarit në media se si të shkruajnë një projekt të mirë dhe se Trupi Koordinues ka marrë përsipër organizimin e punëtorive, shkruan Titulli.com.
Përfaqësuesit e mediave kanë vlerësuar se këto takime janë shumë të rëndësishme, sepse dëgjohen mendimet e ndryshme, mësohet diçka e re dhe të gjithë kanë parasysh fotografinë komplete mediale në territorin e komunave të cilat i përfshijnë.
Trupi Koordinues ka praktikë të gjatë të grumbullimit të punësuarve në media në jugun e Serbisë, së paku një herë në vit sipas nevojës dhe pjesëmarrjes, ndërsa potencohet edhe komunikimi i përhershëm në mënyrë që të zgjidhen problemet me të cilat ballafaqohen mediat.