(2L ONLINE) – Është mbajtur në Viti një takim me anëtarët e shoqatës së të verbërve, në kuadër të Javës ndërkombëtare të Njeriut me shkop të bardh”, me që rast u fol për rëndësinë e kësaj dite, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen personat e kësaj kategorie.
Bajram Spahiu kryetar i shoqatës së të verbërve në Gjilan, pasi ka folur për rëndësinë e kësaj dite, ka thënë se shënimi I javës ndërkombëtare të njeriut me shkop të bardh, ka filluar me 15 tetor dhe në vazhdën e këtyre aktiviteteve është edhe takimi i otëm me anëtarësinë e saj në komunën e Vitisë.
Ai ka përmendur edhe disa nga aktivitetet e realizuara si kursi I teknologjisë informative, kursi i orientimit në hapësirë, si dhe ka përmendur kursin që parashihet të mbahet për komunikim të personave që së fundmi kanë humbur të pamurit.
Spahiu ka falënderuar institucionet komunale të Vitisë për mbështetje të organizimit të këtij takimi por edhe përkrahjen që po I japin shoqatës së të verbërve.
Zv.kryetari I komunës së Vitisë Hasan Aliu, ka thënë se janë të përkushtuar që të përkrahin kategoritë me aftësi të kufizuara.
Ai ka theksuar se kjo ditë është e veçantë dhe po mbahet për herë të parë në komunën e Vitisë, që do të vazhdojë shënimi I kësaj jave edhe në të ardhmen./2L ONLINE/