Në kuadër të aktiviteteve dhe takimeve ndërinstitucionale, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan Kolonel Agron Rukiqi së bashku me staf janë pritë në takim pune nga kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu dhe Kryeimamin, Iljaz Mustafa. Me këtë rast është bashkëbiseduar në lidhje me çështje të interesit të ndërsjellë.
Kolonel Rukiqi e njoftoi kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame z. Naim Aliu se situata e sigurisë në rajonin e Gjilanit është e qetë dhe stabile dhe se Policia e Kosovës është e përkushtuar për të ofruar siguri dhe bashkëpunim me të gjithë.
Të dy bashkëbiseduesit u zotuan për takime në të ardhmen sa herë që vlerësohen të nevojshme në kuadër të fushëveprimit të dy institucioneve që kanë interes të përbashkët sigurinë dhe ruajtjen e vlerave njerëzore për të cilat të dy institucionet kanë angazhime secila në fushëveprimin e sajë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan mbetët e përkushtuar në mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike duke ngritur bashkëpunimin me prioritet me qytetarët dhe të gjithë institucionet relevante të rajonit të Gjilanit.
Policia e Kosovës duke zbatuar ligjet e aplikueshme synon krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e saj, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani. /2LONLINE/