Shqiprim Taipi është bashkuar me ekipin e SC Gjilanit në fazën përgatitore në Antalia të Turqisë pas kompletimit të dokumentacionit për transferimin e tij.
“Mesfushori 27 vjeçar është vënë në urdhrat e stafit teknik, derisa ka realizuar me shumë sukses gjitha seancat stërvitore”, thuhet në njoftimin e SC Gjilanit.
Për Taipin kjo është aventura e dytë te Gjilani pas asaj të edicionit të kaluar, derisa me shumë sukses mbrojti ngjyrat “kuqebardh”.
“Ndjehem shumë i lumtur për rikthimin te Gjilani. Këtu ndjehem sikurse në shtëpinë time. E njoh klubin, i njoh bashkëlojtarët dhe për mua ambientimi është më i lehtë. Jam i gatshëm për objektiva të mëdha dhe çdo gjë të cilën ma kërkon trajneri”, deklaroi Taipi për faqen zyrtare të klubit.
Taipi do jetë në dispozicion për ekipin që nga ndeshja e parë kontrolluese në tokën turke, të cilën gjilanasit e zhvillojnë ndaj ekipit kazak Kaysar. /2LONLINE/