Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se vendimi i sotëm i ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike është skandaloz dhe i papërballueshëm për qytetarët e Kosovës.
“Ne mendojmë që të gjitha pikat tjera sot në Kuvend janë të parëndësishme në krahasim me këtë situatë. Prandaj, sot, ne propozojmë rezolutë për shkarkimin e Bordit të ZRRE-së dhe të anulohet vendimi i sotëm i këtij bordi për shtrenjtimin e energjisë elektrike!”, ka thënë Tahiri. /2LONLINE/