DYLON

Vendim i ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës, lajm shumë i keq për qytetarët

Vendim i ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës, lajm shumë i keq për qytetarët
Avatar photo Redaksia

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se vendim i ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës, është lajm shumë i keq për qytetarët.

Ai tha se ky lajm do të duhej të ishte alarm për kryeministrin Albin Kurti e Qeverinë.

EkoHigjiena

Tutje, Tahiri theksoi se AAK mbështet debatin për shtrenjtim të rrymës dhe miratimin e një rezolute për anulimin e këtij vendimi.

Vendimi i ZRrE-së për rrymën është lajm shumë i keq për qytetarët, po vjen në rrethana shumë të vështira kur kemi shtrenjtim të të gjitha produkteve, ky shtrenjtim i rrymës do të ndikojë në përkeqësimin e situatës sociale të qytetarëve të Kosovës që duhet të ishte një alarm për kryeministrin Albin Kurti, Qeverinë dhe gjithë ne. Ky çmim i rrymës do të ketë efekt zixhiror të ngritjes së çmimeve, ndërsa pagat janë njësoj si në sektorin publik si në atë privat. Ne si grup parlamentar e mbështesim edhe debatin edhe miratimin e një rezolute që një organi të pavarur të kuvendit t’i kërkojmë rivokimin e këtij vendimi”, tha Tahiri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.