Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka thënë se e mbështesin ligjin që u mundëson qytetarëve të tërheqin 30% nga trusti.
Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka thënë se është e drejtë qytetare tërheqja e këtyre mjeteve në kohë krize.
“Logjika e Trustit është kursim personal nga të hyrat e qytetarëve, prandaj ne e vlerësojmë se është e drejtë qytetare përvetësimi i këtyre mjeteve në kohë krize. U bëjë thirrje deputetëve që ta mbështesin Ligjin që u mundëson qytetarëve tërheqjen e 30 % të shumës së trustit”, ka thënë Tahiri.
“Nuk duhet që në gjendje të jashtëzakonshme të sillemi zakonshëm!”, ka përfunduar Tahiri.