Zv/kryeministrja e Kosovës dhe kryenegociatorja në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri, në një intervistë për RTK-në tha se me rivendosjen e të ashtuquajturit `Parku i Paqes` me dimensione të barrikadës, nga serbët e veriut të dirigjuar nga Beogradi, është shkelur marrëveshja e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe lëvizja e lirë e qytetarëve.
Tahiri tha se janë në kontakt me Bashkimin Evropian, dhe se kanë kërkuar që nëpërmjet Brukselit t`i bëhet presion Beogradit që ta largojë këtë barrikadë dhe mos ta provokojë situatën e sigurisë.