(2L ONLINE) – Puna e parë më serioze që po bëhet pas zgjedhjeve lokale në Gjilan, është vendosja e gurthemelit për ndërtimin e objektit të Shtëpisë së Rinisë, që u bë sot në Gjilan, vlerëson Ilir Tahiri, anëtar i kryesisë së PDK-së Gjilanit.
Ai këtë të mirë ja ka atribuua Misionit të Ri, siç thotë ai, përkatësisht Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, që drejtohet nga ministri Memli Krasniqi (PDK), për të shtuar me këtë rast se dëshiron të përkujton atë që e ka thënë edhe më herët se kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri mund ta shpëtojë vetëm koalicioni PDK – LDK.
“Kryetari i Komunës Lutfi Haziri – Luta, nuk mundet asnjë punë të mirë me bë pa PDK-në. Puna e parë serioze që po bëhet në Gjilan, pas zgjedhjeve lokale. është vënia e gurthemelit të Shtëpisë së Rinisë që u bë sot nga ministri Memli Krasniqi dhe kryetari Lutfi Haziri, e deputetët Zenun Pajaziti, Lirije Kajtazi e të tjerë”, ka thënë për portalin 2L ONLINE, Ilir Tahiri, anëtar i kryesisë së PDK-së, Dega në Gjilan.
Për më tepër, ai si me ironi kur flet për kryetarin Haziri, i drjetohet me “kryetari në largim”, pasi beson se zhvillimet politike në qendër do të determinojnë edhe zhvillime në nivele lokale, dhe në Gjilan pret të ketë zgjedhje të reja, andaj i referohet Hazirit, me kryetar në largim.
Përndryshe, në një prononcim të mëhershëm të tij për Portalin 2L ONLINE, Tahiri kishte thënë se nuk pret zgjedhje të reja në nivel vendi, por pret që PDK të vazhdojë të qeverisë me vendin edhe një mandat dhe në këtë drejtim e sheh LDK-në partnerë të PDK-së.
Përndryshe, këtë qëndrim të tij mbi këtë çështje, ai e ka shprehur hapur edhe në profilin e tij në facebook. /2L ONLINE/