Ish presidenti serb, Boris Tadiq ka thënë se nuk e përjashton mundësinë që të kthehet në politikë ndërsa në intervisten e parë dhënë pas një kohe të gjatë një radioje serbe ka folur edhe për Kosovën.
Tadiq gjithashtu ka sygjeruar se politika serbe për Kosovën duhet të ndryshojë pasi konflikti i ngrirë nuk i bën mirë askujt, transmetojnë mediat serbe, të cilëve u referohet Titulli.
“Një situatë e tillë dëmton interesat kombëtare të Serbisë dhe është e pamohueshme që në këtë mënyrë Serbia po e mban si barrë Kosovën. Serbia nuk ka ekonomi e cila mund të bart diçka të tillë, nuk ka as ndikim ndërkombëtar sikur në kohën e ish Jugosllavisë. Potencialet politike të momentit duhet shikuar në mënyrë reale që të përballemi me tundimin e madh për Kosovën”, ka thënë Tadiq.
Kryetari i nderit i Partisë Demokratike të Serbisë nuk e di edhe nëse marrëveshjet e arritura në Bruksel ofrojnë zgjidhje të mira. Ai megithatë vlerëson se këto marrëveshje ofrojnë disa zgjidhje të problemeve.
“Në Kosovë çështja është se ka konflikt identiteti, konflikt nacional por nuk shoh që në marrëveshjet e Brukselit kanë mekanizma të mjaftueshëm që përmes marrëveshjeve të ketë mundësi të përmirësimet të gjërave në të ardhmen”, ka thënë ish presidenti serb.