(2L ONLINE) – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e ATRC-së Nora Susuri e Gani Asllani, me që rast është diskutuar rreth themelimit të Komitetit konsultativ të qytetarëve të komunës së Vitisë.
Sipas znj.Susuri ky projekt që është pjesë e projektit OPIC, synon të rrisë pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje. Ndërsa kryetari Haliti ka theksuar rëndësinë e themelimit të këtij komiteti, duke e vlerësuar si shumë të nevojshëm dhe ka premtuar mbështetjen institucionale./2l online/