(2l ONLINE) – Në kuadër të projektit të OSBE-së për “Fuqizimin e përfshirjes së rinisë dhe pjesëmarrjes së publikut në vendim marrje” sot në Viti është mbajtur një takim në mes të përfaqësuesve të Komunës së Vitisë, OSBE-së dhe KVRL-së. Gjatë këtij takimi në veçanti është folur për mundësitë e ngritjes së pjesëmarrjes së rinisë përmes Këshillit të Veprimit Rinor Lokal por janë paraqitur edhe disa pengesa si mungesa e regjistrimit të këtij këshilli pranë ministrisë përkatëse.
Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu duke folur lidhur me rëndësinë që ka shoqëria civile në procesin e vendimmarrjes tha se Komuna e Vitisë ka hartuar një Rregullore mbi Transparencën dhe në këtë do të jetë edhe avancimi i rinisë njëherit ai ka folur edhe për vendimin për formimin e komiteteve konsultative.
”Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal të Vitisë kemi sjellë një vendim të aprovuar për formimin e dy komiteteve konsultative një për personat me aftësi të kufizuar ndërkaq tjetra për pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje, dhe ju njoftoj se konkursi do të jetë i hapur dhe do ta kemi në konsideratë edhe kategorinë e rinisë” u shpreh zv. Kryetari Aliu.
Drejtori i Qendrës Regjionale të OSBE-së, Ulrich Biffar tha se egzitojnë disa KVRL të cilat kanë ide dhe dëshirojnë ti shëndrojnë ato në projekte konkrete dhe për sipas tij kjo është një ndër arsyeje sepse OSBE-ja i përkrah këto këshille. “Arsyeje sepse jemi mbledhur këtu sot është që ti grumbullojmë idetë dhe të shëndrohen ato në projekte konkrete. Dhe vet prezenca e përfaqësuesve Komunal konkretisht zv. Kryetarit është dëshmi se ata janë të gatshëm ti përkrahjen projektet e duhura” u shpreh Biffar.
Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësues të KVRL-së të Vitisë si dhe Përgjegjësi i Sektorit të Rinisë, Emrush Azemi ndërkaq si problematik është shtruar mungesa e regjistrimit të KVRL-së për shkaqe të ndryshme e që një nga to është sipas pjesëmarrësve mungesa e marrjes së certifikatave nga tri organizatat të cilat merren me punën e rinisë, pasi sipas tyre në Viti për momentin janë aktiv vetëm 2 organizata rinore. Në fund të këtij takimi janë dhënë edhe rekomandimet konkrete për aktivizimin rinisë dhe regjistrimin e këtij këshilli. /2L ONLINE/