“Nga një qeveri e bekuar nga populli në një qeveri të bekuar nga Serpska Lista”, kështu e ka komentuar formimin e qeverisë së re, Fehmi Sylejmani, anëtar i KP të Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas tij, kjo qeveri do të jetë qeveria e turpit.
“Turp ju qoftë gjithë atyre që e tradhëtuan votuesin! Historia do ti denojë. Turp gjithë atyre deputetëve që ngritën dorën për këte qeveri të marrës”, ka thënë Sylejmani. Sipas tij, tashmë ka humb kuptimi i daljes në zgjedhje dhe është thyrer rendi kushtetues, sepse kushdo mundet të formojë qeveri, transmeton Portali 2LONLINE.com
Ndërkaq abstenimin e deputetit të LDK nga Gjilani, Fatmir Rexhepi, e ka vlerësuar tejet lartë, duke pohuar se: “Rexhepi edhe jë herë dëshmoi se posedon vyrtyte të larta moralo poltike, ka integritet personal, ka qëndrueshmëri dhe konsistencë në parimet e tija të drejta, ka stabilitet politik dhe vizion të qartë”., për të vazhduar më tutje se ky vëtrtetë ka mbajt fjalën e votuesit dhe po gëzon tepër respekt në masë, për shkak të besnikërisë që ka manifestuar me rastin e votimit të qeverisë së Hotit, transmeton 2LONLINE.com.