• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Info+ Kamenicë

Dhurohen tetë tablet për nxënësit në gjendje jo të mirë ekonomike dhe nënat vetëushqyese

Redaksia 2LONLINE 3 Qershor, 2020 2 min
 Dhurohen tetë tablet për nxënësit në gjendje jo të mirë ekonomike dhe nënat vetëushqyese

Donatorë të shumtë kanë ndihmuar Komunën e Kamenicës në forma të ndryshme gjatë periudhës së pandemisë.

Në mesin e tyre një qytetar nga Kamenica i cili ka dashur të mbetet anonim ka dhuruar tetë tablet për nxënësit e komunës.

Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati duke falenderuar këtë donator si dhe të tjerët, ka thënë se deri më tani janë siguruar 37 pajisje për nxënësit për ndjekjen e mësimit online.

“Një qytetar i yni që ka dashur të mbetet anonim, ka dhuruar tetë tablet për nxënësit e komunës sonë që kanë pasur mungesë të pajisjeve teknologjike. Deri më tani kemi arritur t’u sigurojmë 37 nxënësve pajisje për ndjekjen e mësimit online, falë donatorëve e njerëzve vullnetmirë siç është edhe ky rast. Kamenica, ky vend i bukur e i mrekullueshëm, përherë kultivon humanizmin e solidaritetin si vlerë shoqërore. Faleminderit nga zemra të gjithëve”, ka thënë ai.

Drejtoresha e Drejtorisë komunale të Arsimit, Mirhane Morina Bislimi tha se shprehin mirënjohje për këtë donator dhe uron nxënësit që të arrijnë suksese në të ardhmen.

“Tetë tabletët e dhuruar nga donatori, i cili ka kërkuar të mbetet anonim, u janë dhuruar prindërve të nxënësve në gjendje jo të mirë ekonomike, dhe nënave vetëushqyese. Këta tablet u janë dhuruar për të garantuar ndjekjen e mësimit në distancë nga ta. Shprehim mirënjohjen tonë për donatorin dhe urojmë që nxënësit të arrijnë shumë suksese në të ardhmen”, ka thënë ajo.

Etiketa:arsim Kamenica nxënës Qëndron Kastrati tablet
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Më 13 gusht bëhet rivarrimi i dëshmorit, Enver Pacolli në varrezat e

11 Gusht, 2022
Nacionale

Qeveria: Fillon mbështetja e punësimit të personave me aftësi të kufizuara

11 Gusht, 2022
Gjilan

Maliqi: Komiteti për Bashkëpunim Ndërkufitar rekomandon shkarkimin e Aid Berishës nga drejtimi

11 Gusht, 2022
Shneta

Shërbimi i Radioterapisë në Klinikën e Onkologjisë është plotësisht funksional

11 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Polica parandalon kontrabandën me kafshë

9 Gusht, 2022

Kryetari Rahimaj: Jeta dhe vepra e Komandant Rahim Beqiri është udhërrëfyes për punë të mira dhe shtetndërtim

3 Gusht, 2022

Kamenicë: Aktivitete në kuadër të Ditëve të Diasporës

29 Korrik, 2022

Sot është mbajtur mbledhja e dytë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

28 Korrik, 2022

Kamenicë: Në turneun e shahut “Diaspora 2022” morën pjesë shahistë nga mbarë Kosova

25 Korrik, 2022

Nënkryetari Jakupi pret në takim konsulentët e organizatës COWI, diskutojnë për vlerësimin mjedisor dhe social për Kamenicën

23 Korrik, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com