Pavarësisht se tashmë po hyjmë në fushatë elektorale, pushteti serioz dhe i ndërgjegjshëm deri në ditët e fudnit duhet të jetë në nivel të detyrës e asesi të bëj shkelje të dispozitave ligjore, teksa fare nuk brengosej se se pse në seancën e fudnit nuk kishte fare transmetim direkt të punimeve të këtij legjislacioni, ndërkohë qëështë arsyetuar se seanca është transmetuar vetëm përmes kanalit zyrtar në Youtube, pasiqë kontrata për transmetim ka skaduar dhe është në procedurë të rishpalljes.
Kështu është shprehur në konferëncën e sotme Fehmi Sylejmani, asamblist i Vetëvnedosjes në Kuvendin Komunal të Gjilanit, sipas të cilit, kjo mbase nuk ishte hera e parë e këtij lëshimi, por kishin kaluar më së tri senaca dhe nuk transmetohej fare nëpër medium locale. Se transperenca në Gjilan ka dështuar kaherë po ua bëjmë me dije opinionit të gjerë, se ka këkresa të shkruara nga vetë ne anëtarët e kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, por edhe nga vetë subjekti ynë, që nga viti 2015 që fare nuk e kemi marrë asnjë përgjigjie.
Sylejmani ka thënë se seanca e fundit përvec që u përshkrua me jo transparencë, pati edhe injorancënga vetë kreu i komunës, që fare nuk ishte i pranishëm, si kundër që pati edhe shkelje të dispoziatve ligjore në rendin e ditës, meqë plani zhvillimor i arsimit nuk kishte marrë ditën jeshile nga vetë komitetti I arsimit, që kryesohet pikërisht nga përfaqësuesi i LDK.
Ai shtoi tutje se s’do mend se nuk janë vetëm këto lëshime. Mangësi, defekte dhe shkelje të dispoziatve ligjore, të këtij pushteti, i cili tashmë frikën e humbjes kaherë e ka ndierë, po përpriqet që të manipulojë aty ku ka mundësi dhe hapësirë.
“Konkurset e fundit si dhe shtyerja e disa të tillëve ka bërë që ky pushtet të tentoj që përmes këtyre formave tashmë edhe jashtëligjore t’i joshë qytetarët në shkëmbim të votës. Ndërkohë që fare nuk interesohet t’i kryeje detyrat, obligimet komunale dhe premtimet qëi kishin bërë vetë para ardhjes në pushtet.
Edhe më tej kemi problem me punëtorët e Ekohigjines, të cilët padrejtësiht u larguan nga puna, e në ndërkohë kjo qeverisje locale po improvizon zgjidhje artfificale për këta punëtorë”, ka thënë tutje Sylejmani i Vetëvnedosjes.
Ai tha se në fakt përmes këtyre punëtorëve kjo qeverisje po i rehaton militantët e partisë vetë, duke krijuar një ndërmarrje të re “Tregu”, ku aksionarët, anëtarët e bordit dhe kryeshefi i kësja ndërmarrje janë të partisë në pushtet. Në anën tjetër kemi një degradim të skajshëm tëambientit në qytet, parqeve dhe vendeve të gjelbëruar, e që tashmë pothuajse janë totalisht të shkatërruara.