DYLON

Gjilani inauguron objektin e Bibliotekës, kostoja 2.3 milionë euro

Gjilani inauguron objektin e Bibliotekës, kostoja 2.3 milionë euro
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit ka inauguruar sot objektin gjigant të Bibliotekës Regjionale “Fan S. Noli”, i cili është ndërtuar sipas standardeve europiane me financim të Komisionit Europian në vlerë prej 2.3 milionë euro.

Në ceremoninë e inauguruimit ka marrë pjesë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, Riccardo Serri, shef i sektorit për Politikë, Ekonomi dhe Integrime Europiane në kuadër të Zyres së BE’së në Kosovë, sikurse edhe përfaqësues të insitucioneve tjera.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, pasi ka falënderuar Komisionin Europian për financimin e objektit të Bibliotekës, ka folur edhe për problemet që e ka gjetur këtë projekt me të marrë mandatin e kryetarit.

EkoHigjiena

“Administrata e kaluar e ka nisur këtë projekt, por unë e kam gjetur të ndalur. Kemi arritur me komunikim të vazhdueshëm me Zyrën e BE’së që t’i tejkalojmë problemet e kohës dhe operatori i ri ka arritur që ta përfundoj në afat rekord”, tha Haziri.

Kryetari Haziri tha se ky objekt, i cili ka mbi 3200 metra katrorë, do të jetë një mundësi e madhe për dashamirët e librit, nxënësit dhe studentët.

“Studentët e Universitetit “Kadri Zeka”, nxënësit, qytetarët, dashamirët e librit e të kulturës, do të kenë mundësi, hapësirë dhe kushte jashtëzakonisht të mira. Ky objekt me standarde europiane, do të jetë i nxënies së dijes dhe leximit të librave. Poashtu, edhe biblioteka elektronike do të jetë ajo që do t’i shërbej të rinjve e të rejave. Tradicionalisht, biblioteka “Fan S. Noli” ka qenë e vendosur në hapësirën e teatrit dhe tashmë ajo hapësirë i kthehet këtij institucioni. Ky flamur dhe këta yje të BE’së do të ruhen në Gjilan me respekt maksimal për sa të jetë jeta”, pohoi Haziri.

Ndërsa, Riccardo Serri, shef i sektorit për Politikë, Ekonomi dhe Integrime Europiane në kuadër të Zyres së BE’së në Kosovë, theksoi se ndihet i nderuar që po e inauguron këtë objekt.

“Është kënaqësi e madhe që ta inaguroj këtë hapësirë këtu. Kjo është një shenjë se ne po përpiqemi të kontribuojmë në arsimin dhe çasjen në informacion në Kosovë. I falënderoj të gjitha palët që kanë kontribuar në këtë ndërtim, MAPL, Komunën e Gjilanit, kryetarin, mbikëqyrësit dhe kompaninë e kontraktuar. Uroj që qytetarët e Gjilanit të përfitojnë plotësisht dhe të lexojnë sa më shumë libra”, tha Serri.

Ndryshe, përveç ndërtimit të bibliotekës, Komisioni Europian ka mbështetur Gjilanin edhe në ndërtimin e parkut në lagjen “Dardania” dhe programin për bashkëpunim ndërkufitar me Komunën e Çairit, ku kanë përfituar zejtarët, përderisa KE është financues edhe i hapjes së vendkalimit ndërkufitar Stanqiq-Bellanoc.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.