(2LONLINE) – Banorët e fshatit Svircë të komunës së Kamenicës po përballen me mungesën e rrymës si pasojë e dëmtimit të disa shtyllave elektrike dhe vjedhjes së pajisjeve të trafos elektrike.
Për këtë, kryetari i Komunës Begzad Sinani dhe Drejtori Teknik i KEDS-it Armend Ymeri vizituan fshatin Svircë. Ata u takuan me banorët e këtij lokaliteti të cilët përballen me këtë problematrikë.
Kryetari Sinani dhe Drejtori Ymeri theksuan se brenda kësaj jave në bashkëpunim me stafin e KEDS-it do të rregullohen prishjet dhe këto familje do të kenë rrymë në shtëpitë e tyre.
Përndryshe, ata vizituan edhe Lagjen Xhaqkaj për vendosjen e një trafe në këtë lagje dhe Lagjen e Batallëve në Hogosht për përforcimin e kabllove elektrike.