DYLON

Komunat veriore zyrtarizohen me dokumente të mbuluara

Avatar photo Redaksia

Përfaqësues serbë të katër komunave veriore të Kosovës, mbrëmë në orët e vona janë zyrtarizuar për t’i përfaqësuar qytetarët e kësaj pjese të vendit.  Sipas raportimit të medieve, ndikim në konstituimin e organeve komunale kishte edhe presioni i madh i Bashkimit Evropian. Raportohet se ka pasur edhe kamuflime, në mënyrë që të fshihet ajo që ka ndikuar në moskunstituimin e deritashëm të organeve komunale në këtë pjesë të Kosovës.

Njëri nga këshilltarët që ka dhënë betimin në Komunën e Zveçanit, Nebojsha Vlajiq, ka thënë se kolegët e tij, por edhe kryetari Vuçina Jankoviç, tashmë kanë marrë detyrat e përfaqësimit të kësaj komune.

EkoHigjiena

Kur është pyetur se a ka pasur shenja të Republikës së Kosovës  në deklaratën ku janë nënshkruar, ai ka thënë se pjesa e epërme e deklaratës ka qenë e mbuluar me ngjitës dhe se nuk ka pasur mundësi të shihet se çka shkruante.

“Ngjitësi ka qenë i fortë. Unë kam provuar të shoh se çfarë ka nën të, por ka qenë e pamundur pa u dëmtuar dokumenti. Mendoj që deklarata ka qenë neutrale ndaj statusit të Kosovës”, ka thënë Vlajiq, për Tanjug-un.

Delegatët shqiptarë, ndërkaq, po sipas kësaj agjencie, janë deklaruar me dokumentet shtetërore të Kosovës.
Procesi është monitoruar plotësisht nga OSBE-ja, përfaqësues të Bashkimit Evropian si edhe zyrtarë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës./koha

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.