Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, i cili e ka uruar ministrin për marrjen e detyrës.
Ministri Sveçla ka falënderuar ambasadorin turk për partneritetin dhe ndihmën që Turqia i ka ofruar në vazhdimësi Kosovës.
Gjatë takimit Ministri Sveçla ka njoftuar ambasadorin z. Sakar me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke nënvizuar se luftimi i krimit të organizur dhe korrupsioni janë kryefjala e kësaj qeverie.
Nga ana tjetër ambasadori i Turqisë, Sakar, ka shprehur përkushtimin e shtetit të tij për vazhdimin e bashkëpunimit me shtetin e Kosovës.