‘Parimisht e përkrahim gjininë femërore, dhe dëshirojmë që femra të avancohet sa më shumë”, ka thënë Surdullli duke porositur që ato të punojnë sa më shumë, dhe në këtë grup të jenë prezent edhe gra nga komuniteti serb.
Surdulli tha se në seancën e radhës të kuvendit që do të mbahet së shpejti, ka pas dëshirë që të jetë një pikë e veçantë e rendit të ditës që i kushtohet të drejtave dhe pozitës së femrës në komunën e Kamenicës, por sipas tij një gjë e tillë ishte e pamundur, pasi në këtë seancë do të paraqitet raporti 6 mujor i kryetarit.
Kryetarja, e grupit joformal të grave, Nexhmije Kallaba, ka falënderuar kryetarin për mirëpritjen dhe ndarjen e kohës, për këtë takimin, për t’ju dhënë mundësia që ato ti shprehin brengat dhe hallet e tyre për pozitën aktuale të femrës në këtë komunë.
‘’Edhe pse gratë e kësaj komune janë të shpërndara në subjekte të ndryshme, në mesin tonë prapë se prapë, kanë një bashkëpunim mjaft të ngushtë”, është shprehur Kallaba.
Ndërsa, Magbule Canaj, anëtare e grupit joformal të grave, duke folur në emër të këtij grupi tha se fjala demokraci do të thotë liri më tepër për njeriun, dhe parim kryesorë për demokracinë, është të respektohen më tepër të drejtat e njeriut. Ajo kërkon që në kuadër të kësaj të hynë edhe të drejtat e grave.
Sipas , Canajt niveli i afirmimit të grave në komunën tonë është i kënaqshëm, por asnjëherë nuk duhet ndalur, pasi pozita e femrës mund të ngritët edhe më shumë.
Po ashtu, gjatë këtij takimi u fol edhe për çështjen e rënies së natalitetit, duke thënë se kjo çështje po vije si pasoj e mos zgjatjes së pushimit të lehonisë, çështja ekonomike, dhe shumë probleme të tjera. Ndërsa, familjet që nuk kanë të ardhura, duhet të plotësojnë numrin e anëtarëve, vetëm e vetëm për të siguruar 75 euro në muaj.
Nexhmije Kallaba, kryetare e grupit joformal të grave, ka thënë se Qeveria e Kosovës, duhet të ndaj një fond, për fuqizimin e grave në biznes, vendimmarrje, atje ku mungon femra.
Në të ardhmen grupi jo formal i grave, pritet të mbështetet edhe financiarisht për të zhvilluar aktivitetet e saja. /S.Kastrati/