Të mërkurën në palestrën sportive ‘Minatori’ të Mitrovicës, Kosovën e pret beteja e madhe me Britaninë e Madhe, në kuadër të ndeshjeve parakualifikuese për ‘Eurobasket 2021’.
Palestra “Minatori” gjithmonë ka qenë e mbushur me tifozë, duke përkrahur basketbollistët në sallë. Basketbollistët e Kosovës kanë nevojë më shumë se kurrë për përkrahjen e tifozëve.
Të mërkurën në orën 20:30 zhvillohet ndeshja e madhe dhe Kosova ka nevojë për mbështetje.