Sot vazhdojnë tri ndeshjet e radhës të javës së parë të Ipko Superligës së Kosovës në futboll. Do të zbarkojnë gjashtë skuadra të tjera në fushë për të nisur edicionin e ri 2019/20.
Dy klubet gjilanase, Kf.Drita dhe Kf.Gjilani do të takohen me kundërshtarët e tyre ditën e diel, nga ora 17:00.
Drita e pret Kf.Ferizajin në shtëpi, ndërsa Gjilani udhëton në Mitrovicë për t’u përballur me Trepçën ’89.
Padyshim që vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në qytetin e Gjilanit, ku Drita do të pres Ferizajn.
Ish-kampioni i Kosovës është përforcuar dukshëm dhe ka për synim ta nis kampionatin me fitore.
Interesant pritet të jetë edhe në Mitrovicë, ku Trepça ’89 pret Gjilanin e përforcuar poashtu këtë vit.