Këtë vikend fillon edicioni i ri i garave në futboll në Superligën e Kosovës. FFK ka vendosur ta ndryshojë sistemin e garave nga edicioni i ardhshëm, kurse do të ndikojë edhe këtë kampionat.
Si rrjedhojë, në fund të këtij kampionati katër skuadrat me bilancin më të dobët do të përshëndeten nga shoqëria elitare (Superliga), derisa nga Liga e Parë do të ngjiten dy skuadra.
Pra, ndeshjet e barazhit mes klubeve të Superligës dhe Ligës së Parë nuk do të zhvillohen. Ndersa, Edicioni garues 2020/21 Superliga do të përbëhet nga 10 klube.
Vlen të theksohet se Kosova do të përfaqësohet me tri klube në garat evropiane, gjë e cila pa dyshim do ta rrisë edhe më shumë rivalitetin dhe garën për kreun e renditjes.