DYLON

Viti: Ka filluar cikli i diskutimeve publike për planifikimin e buxhetit komunal 2020-2022

Viti: Ka filluar cikli i diskutimeve publike për planifikimin e buxhetit komunal 2020-2022
Avatar photo Redaksia

Organizuar nga Komuna e Vitisë, konkretisht nga Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim dhe Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, në këtë komunë ka filluar cikli i diskutimeve publike për planifikimin e buxhetit komunal për vitet 2020-2022.

Diskutimi i parë është mbajtur në qytetin e Vitisë ku banorët e qytetit nga afër janë njoftuar me buxhetin e vitit 2020. Me këtë rast Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu ndër tjerash tha se Komuna e Vitisë, edhe sivjet po e ndjek praktikën e mirë që hartimi i buxhetit komunal, në veçanti i listës për investime kapitale të bëhet në bashkëpunim me qytetarët e kësaj komune.

Ai potencoi se gjatë këtij viti janë paraparë të mbahet 15 diskutime publike nga Komuna e Vitisë dhe 7 nga Instituti Demokratik i Kosovës në lokalitet e ndryshme por edhe me kategoritë e ndryshme të shoqërisë.

EkoHigjiena

“Nga qyteti i Vitisë po fillojmë me mbajtën e diskutimeve publike për hartimin e buxhetit komunal për vitet në vijim. Natyrisht se buxheti komunal është i qytetarëve prandaj ne këtë buxhet në veçanti listën për investimeve kapitale po e hartojmë në bashkëpunim me ta. Ndonëse mjetet financiare për investime kapitale janë të kufizuara megjithatë ne mbesim të përkushtuar që në bashkëpunim me qytetarët të caktojmë prioritetet për investime”, u shpreh Aliu.

Ndërkaq Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim prezantoj draft buxheti për vitin 2020 duke theksuar se pjesa më e madhe e buxhetit shkon në kategorinë paga dhe mëditje.

Drejtori Rama bëri me dije se buxheti i planifikuar për vitin 2020 për Komunën e Vitisë do të jetë 12 milion e 305 mijë euro, nga to për paga dhe mëditje do të shkojnë rreth 8 milion e 864 mijë euro, për mallra dhe shërbime 1 milion e 630 mijë euro, shërbimet komunale 279 mijë euro, subvencione 250 mijë euro dhe investime kapitale prej 1 milion e 606 mijë euro.

Ndërkaq Kryetarja e Këshillit të Qytetit të Vitisë, Xhilsime Qamile në fillim të këtij takimi falënderoi institucionet komunale për investimet e bëra në qytetin e Vitisë dhe kërkoi nga banorët që të bashkëpunojnë me këshillin e Qytetit që nevojat për investime të adresojnë në Institucionet Komunale të Vitisë. Ndërkaq banorët e qytetit në pjesën e dytë të këtij takimi kanë paraqitur nevojat e tyre për investime si: Rregullimi i kanalizimit prapa objektit të Drejtorisë Komunale të Arsimit, rregullimin e Komunikacionit në udhëkryqin Viti-Pozheran konkretisht implementimin e Planit të Mobilitetit me qëllim të uljes së rrezikut nga aksidentet në komunikacion, mbylljen e bulevardit të qytetit për mjetet motorike, rregullimin e kulmit të shkollës “Dëshmorët e Vitisë” në Viti, rregullimin e kanalizimit në rrugën “Sherif Frangu”, rritja e kapaciteteve të ujit brenda qytetit, vendosjen e sinjalistikës horizontale dhe vertikale dhe të shenjave të komunikacionit, emërimin e një rruge brenda qytetit me emrin e dëshmorit Rashit Mustafa-Komandant Karadaku, sigurimin e një strehimore për qenët endacak si dhe pas digjitalizimit që është bërë i shkollave me lap-top të bëhet edhe pajisja e tyre me projektorë.

Ndonëse për dje ishte e paraparë të mbahet një diskutim i tillë me banorët e fshatit Kabash me kërkesën e tyre është shtyrë ky takim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.