Superliga e Kosovës në futboll, vjen sot me ndeshjet e javës së 35-të, e parafundit e këtij sezoni, ku në fokus janë ndeshjet: Gjilani – Drita, Llapi-Ballkani, por edhe Feronikeli 74’-Dukagjini, që mund të përcaktojnë titullin e kampionit apo përcaktimin e skuadrës që do të jetë në vendin e barazhit.
Aktualisht, Ballkani është i pari në tabelë me 72 pikë, në rast të barazimit apo fitores, do të shpallej kampion, pasi kundërshtari i sotshëm, llapi ka 68 pikë në pozitë ne dytë dhe vetëm me fitore do të jetë në garë për titull.
Skuadra e Dritës aktualisht ka 66 pikë dhe është në pozitën e tretë dhe matematikisht mund të kalkulojë, së paku për pozitë ne dytë por varet nga rezultatet e Llapit.
Ndërkohë, kur jemi te duelet për t’i ikur barazhit, Gjilani e Feronikeli 74’, synojnë fitore.
Skuadra e Gjilanit aktualisht është në pozitën e shtatë me 39 pikë, derisa Feronikeli ka 38 pikë në pozitën e tetë, që është pozitë e barazhit.
Ndehsjet e sotme fillojnë në ora 15:00, dhe pas epilogut të tyre do të kemi pasqyrë më të qartë të tabelës së klasifikimit, si kur është në pyetje gara për titull, si ajo për t’i ikur barazhit.
Java e 35-të, takohen:
Gjilani-Drita
Llapi-Ballkani
Feronikeli 74’-Dukagjini
Prishtina-Fushë Kosova
Malisheva-Liria