Ylli kosovar, Milot Rashica, ka vendosur që humanitetin ta tregojë me disa nga qytetarët në nevojë. Në muajin e shenjtë të Ramazanit, Rashica ka shtruar iftar për 310 persona.
Këtë akt solidar, Rashica e realizoi përmes shoqatës ‘Jetimët e Ballkanit’, të cilët njihetn si shoqatë bamirëse dhe në përkrahje të familjeve në nevojë.
Futbollisti i Ëerder Bremen po qëndron në vendlindjen e tij, duke u përgatitur me ekipin kombëtar të Kosovës për dy ndeshjet kualifikuese të qershorit.