Shumë e vështirë për lojtarët e Superiores që të luajnë në elitën e futbollit belg. Pas një aventure aspak pozitive të Kristal Abazajt, kemi edhe rastin e Sindrit Gurit.
Ky i fundit nuk është më në planet e Ostendes. Kjo duket qartësisht edhe nga mungesa e aktivizimit dhe besimit që i jep klubi belg.
Ndërkohë media belge, “Hln”, shkruan se Guri është në listën për t’u larguar në merkaton e janarit.
Ende nuk dihet se ku do të jetë e ardhmja e këtij sulmuesi, që e ka të vështirë që të transferohet në një tjetër ekip i Shqipërisë.