(2L ONLINE) – Lidhur me rastin e para dy ditësh të sulmit fizik ndaj qytetarit Sinisha Dinkiq në Viti, komandanti i stacionit policor Agim Lipovica, ka bërë të ditur se ky rast është trajtuar me përkushtimin më të madh sikur edhe rastet tjera me qëllim të ndriçimit dhe ofrimit të sigurisë së gjithë qytetarëve të komunës së Vitisë.
“Ky rast është zbuluar dhe në konsultim me prokurorin publik është kaluar në procedurë të rregullt për zgjidhjen përfundimtare të këtij rasti”, është shprehur Lipovica. Ai po ashtu ka theksuar se në këtë rast janë përfshirë disa persona. /2L ONLINE/