DYLON

NISMA beson në marrëveshjen e Bllokut

Avatar photo Redaksia

Nisma për Kosovën e drejtuar nga Fatmir Limaj e ka mohuar arritjen e një koalicioni ndërmjet PDK-së, AAK-së e Nismës. Në një njoftim të lëshuar për medie, thuhet se Nisma vazhdon të besoj se marrëveshja e Bllokut është e mundur që të jetësohet. Në këtë njoftim thuhet se Nisma pret reflektim nga të gjithë partnerët e LVAN-it që të realizohet kjo marrëveshje.

Lexojeni të plotë njoftimin e Nismës për Kosovën.

EkoHigjiena

Nisma per Kosoven qe nga 10 qershori eshte angazhuar qe marrëveshja per Koalicion e arritur ne mes te LDK-AAK-Nisma dhe bashkëngjitjes se mevonshme te Levizjes Vetevendosje te jetësohet.

Lideri i Nismes zoti Limaj pothuajse tere javen eshte munduar qe vizionin për te cilin u bashkuan nënshkruesit per asnjë moment mos te heqin nga vëmendja.

Nisma vazhdon te besoje se marrëveshja ende eshte e mundur qe te jetësohet nese palet nënshkruese i shfrytezojne momentet e fundit dhe bejne përpjekje qe te shohin përtej interesave momentale me te cilat aktualisht perballen.

http://www.rtklive.com/?id=2&r=10846

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.